Sot u mbajt konferenca për shtyp me rastin e manifestimeve gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.
Së bashku më drejtorin e Organizatës Turistike kemi dhënë informata më konkrete për manifestimin “Sweet December” si dhe “Mondialin e miqësisë në Ulqin”.
Gjatë ditëve në vijim Ulqini do të bëhet kryeqyteti i sportit i gjithë ish-jugosllavisë dhe qëllimi jonë është që përmes saj të promovojmë qytetin tonë. Përveç kësaj mbi 50 mediume të ndryshme e ndër ato edhe disa lider të mediave sportive në rajon si “Arena Sport” dhe “Sport Klub” do të përcjellin ngjarjen.
Sa i përket manifestimit “Sweet December” do të fillojë që nga data 21 Dhjetor e deri më 7 Janar. Përveç yjeve regjionale dhe artistëve lokal janë të parapara edhe disa surpriza të tjera dhe një program i begatë që do ti përfaqësojë preferencat e të gjithëve.
Fakti që sezoni turstik ishte shumë i suksesshëm dhe dy hotelet më të mëdha në qytetin tonë ende janë të hapur deri më sot tregon që strategjitë e promovimit dhe marketingut të qytetit tonë po tregojnë sukses.
Qellimi jonë është që Ulqini të ketë mundësisht një sezon turistik gjatë gjithë vitit dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për të realizuar këtë.