10. Nëntor 2023.
Sot është nënshkruar vendimi për ndërtimin e Fabrikës për përpunimin e vajit të Ullirit!
Familja Hajdari e cila ka në pronësi të vet mbi 3,000 (3 mijë) rrënjë ulliri në Anë të Malit së shpejti do të fillojë ndërtimin e kompleksit afarist me ndërtimin e fabrikës për përpunimin dhe paketimin e vojit të ullirit si dhe objektet përcjellëse për turizëm rural ne Anë të Malit!
Ky investim i familjes Hajdari me vlerë prej afërsisht 2,000,000.00 $ (2 milion $) do të jetë një ndër investimet më të mëdha dhe më moderne për Komunën e Ulqinit!