09. Nëntor 2023.
Takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve Evropiane dhe Sekretariatit të Përbashkët Teknik për bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë dhe Kosovën
Në takim u prezantuan programet e reja për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe Malit të Zi e Kosovës, nga perspektiva e re financiare - IPA 3. Në periudhën e ardhshme komunat do të kenë mundësinë të aplikojnë për rreth 18 milionë për projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit, valorizimit të trashëgimisë kulturore, mbështetjes për punësimin e të rinjve, grave dhe kategorive të tjera vulnerabël të shoqërisë, ndryshimet klimatike...
 
Investimi në kapacitetet e Komunës për shkrimin dhe implementimin e projekteve ka një rëndësi shumë të madhe për absorbimin e suksesshëm të fondeve nga asistenca para-aderuese e Bashkimit Evropian.
 
Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji dhe Departamenti për Fondet e BE-së, i cili funksionon në kuadër të këtij Sekretariati, janë duke punuar në mënyrë aktive në krijimin e partneriteteve dhe definimin e projekt ideve.