05. Tetor 2023.
Takimi me përfaqësuesit e Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit Evropian
Sot në kabinetin tim, së bashku me kolegët mirëpritëm përfaqësuesit e Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit Evropian.
 
Së bashku biseduam për sfidat se dhe arritjet e Komunës së Ulqinit si dhe planet zhvillimore. Një ndër sfidat kryesore për Komunën e Ulqinit mbetet decentralizimi me dedikim të veçantë i zonës së Të Mirave Detare, investimet kapitale si dhe avancimi i financave publike.
 
Komuna e Ulqinit do të jetë gjithmonë pro integrimeve Europiane dhe gjithmonë do të mundohet që të përmbushë kriteret e Bashkimit Evropian.