06. Tetor 2023.
Studim për transportin publik në Ulqin
Transporti publik në Komunën e Ulqinit është një temë delikate por me rëndësi shumë të madhe. Më qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetesës së qytetarëve si dhe uljes së mbingarkimit të komunikacionit por edhe rritjes së ofertës turistike, Komuna e Ulqinit angazhon konzorcijumin e Universitetit të Beogradit-Fakultetit të Komunikacionit dhe sh.p.k Public Transport Consult. Shuma e nevojshme për realizimin e studimit është përafërsisht 40.000 euro.
 
Këto kontraktorë së bashku me Komunën e Ulqinit do të realizojnë studime, ndër të tjera këto studime do të përmbajnë: analizën e faktorëve socio-ekonomik dhe strukturës demografike, analizë për efikasitetin e projektit, sa do të kushtojë implementimi i një transporti të mirëfilltë publik, sa do të jetë i qëndrueshëm, modelet e ndryshme e menaxhimit (hapja e një sh.p.k të re apo angazhimi i firmave private) dhe shumë analiza të tjera. Po ashtu do të analizohet modelet e ndryshme që do të jenë aktiv gjatë sezonit turistik veror, ku struktura demografike ndyshon në mënyrë drastike me periudhën jashtë sezonit.
 
Uroj që këto studime do të realizohen sa më shpejtë me sukses dhe jam i sigurt që Komuna e Ulqinit në të ardhmen do të ketë një transport publik të mirëfilltë, efikas dhe të qëndrueshëm.