19. Tetor 2023.
Takimi - Vazhdimi i sezonit turistik 2023 si dhe përgaditjet për sezonin e ardhshëm turistik 2024
Sezoni turistik 2023 ishte sezon rekord, kurse përgaditjet për sezonin e ardhshëm veç se kanë filluar që sezoni 2024 të jetë ende më i suksesshëm!
 
Sot në ambientet e “Safari Beach” së bashku me kolegët e ekzekutivit të Komunës së Ulqinit dhe Organizatën Turistike mbajtëm takimin me pronarët e plazheve dhe hoteleve në Ulqin me temën “Vazhdimi i sezonit turistik 2023 si dhe përgaditjet për sezonin e ardhshëm turistik 2024”. Dialogu ishte i suksesshëm si dhe pronarët ishin të qartë se në cilat sfera duhet të bëhen përmirësimet.
 
Kryetari i Komunës, z.Bajraktari theksoi se përgaditjet për sezonin e ardhshëm kanë filluar me ndriçimin e ri në Ranë dhe do të vazhdojnë me investime të shumta me moton “pas sezone është para sezone”.
Ndër të tjera Kryetari prezantoi disa projekte të infrastrukturës që Komuna do ti realizoj së shpejti të cilat janë shumë të rëndësishme kurse me konkretisht ato janë:
-rregullimi i rrugës Mujo Ulqinaku nga hoteli ish Galebi e deri te “Prva Banka” me vlerë 700 000€,
-asfaltimi i rrugëve të dëmtuara me vlerë prej 600 000€,
-ndërtimi i parkut të parë publik afër hotelit “Franca”
-si dhe rikthimi i Pazarit të Suvenirave.
 
Puna intensive e Komunës së Ulqinit si dhe Organizatës Turistike si dhe ndërmarrjeve publike u shpërblye me një sezon të frytshëm, kurse jam më se i sigurt që në qoftë vazhdojmë me këtë intensitet sezoni 2024 do të jetë ende më i mire.