26. Tetor 2023.
Komuna e Ulqinit si fillim ndan shumën prej 5.000,00 € për Palestine
Me rastin tragjik të konfliktit të armatosur në mes të Izraelit dhe Palestinës dhe duke marrë parasysh numrin e viktimave, gjendjes të rënduar humanitare si dhe dëmeve materiale të cilët pësuan civilët, Komuna e Ulqinit si fillim ndan shumën prej 5.000,00 € për të ndihmuar civilët dhe viktimat palestinez.
 
Në rastet e krizave humanitare gjëja më e rëndësishme është që bota të solidarizohet në mënyrë që të ndihmojmë dhe ndalojmë agresionet ndaj komuniteteve të rrezikuara.