03. Nëntor 2023.
Takimi i rregult i Unionit të Bashkive Shqipëtare - Gjakovë
Sot në Gjakovë u mbajt takimi i rregult i Unionit të Bashkive Shqipëtare, ku së bashku me përfaqësuesit e Komunave shqipfolëse diskutuam rreth zhvillimit të turizmit kulturor dhe inovacioneve.
 
Gjatë diskutimit theksova se Ulqini si një komunë plot traditë në sferën e turizmit po bën hapa të mëdha drejt zhvillimit të turizmit kulturor duke apostrofuar Kalanë e Ulqinit, rijetësimit e çarsisë së Ulqinit si dhe pazarit të suvenirave.
 
Të gjithë u pajtuan se koncerti i tenorit të mirënjohur Ramë Lahaj ishte një ngjarje e qëlluar dhe një ndër eventet më të suksesshëm ne rajon.