17. Tetor 2023.
SHPORTA E VJESHTËS - Festivali i produkteve vendore - Ulqin 2023
“SHPORTA E VJESHTËS”
Festivali i produkteve vendore - Ulqin 2023
28-29 Tëtor 11:00h, Valdanos
 
Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën turistike organizon për herë të dytë festivalin e produkteve vendore "Shporta e Vjeshtës"!
 
Qëllimi i organizimit të një festivali të tillë është ruajtja e traditës së pasur që kemi dhe promovimi i prodhuesve të vegjël si resursi kryesor i prodhimeve autentike vendore.
 
Andaj, ftojmë të githë prodhuesit vendorë, që janë të
interesuar në promovimin dhe shitjen e produkteve te tyre, të bëhen pjesë e Festivalit të Vjeshtës.
Informacione shtesë mund të merrni në shërbimin e Sekretariatit për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji, në
e-mail: zecarije.sulejmanovic@ul-gov.me ose në nr. e tel.+38269284104. Paraqitja për pjesëmarrje është e hapur deri me datë 25.10.2023.
 
Ruajmë traditën!
Promovojmë prodhimet vendore!