Projekti “Menaxhimi integral i rrezikut nga përmbytjetnë pellgun e zgjeruar të Bunës” do të realizohet ngaMinistria e Bujqësisë me përkrahjen e UNDP.
Në Kuadër të këtij projekti janë ndarë mjete me vlerëprej 600 000 dollarë për kryerjen e punimeve nëseksionin prioritar që është SHTODRA-SUKOBINË për të cilin është rënë dakord gjatë takimeve të shumtaqë kemi pasur me Ministrinë si Investitor dheKomunën si përfituese.
Komunës së Ulqinit i është dorëzuar Projekti i reviduardhe i është prezantuar opinionit publik, bashkësivelokale dhe qytetarëve që jetojnë në këto zona tëprekura.
Duke marrë parasysh se pellgu i lumit Buna është njëzonë me rrezik të lartë dhe se përmbytjet ndodhin sipasojë e reshjeve të dendura, duke rrezikuarinfrastrukturën, ky projekt do të reduktojë në mënyrëmë efektive dëmet dhe humbjet e shumta në prona, infrastructure dhe biodiversitet të kësaj zone.
Nëpërmjet këtij projekti është ofruar mbështetjeinxhinjerike në mënyrë që të gjitha punët të realizohennë mënyrë cilësore.