Kuvendi i Komunës së Ulqinit, i përfaqësuar nga sekretarja Valdete Osmani-Husiq dhe koordinatori i shërbimit Gjergja Pepgjonoviq, së bashku me drejtoreshën e Qendrës për Kulturë Ulqin Adriana Hoxha dhe sekretarin e Sekretariatit për Kulturë, Rini dhe Sport Artan Çobi me bashkëpunëtorë, pritën në vizitë zyrtare delegacionin nga Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi "Gjurgje Crnojeviq" të përfaqësuar nga drejtoresha Dragica Lompar, ndihmës-drejtori Dragan Mirković, udhëheqësja e departamentit për digjitalizimin e bibliotekës Vjenceslava Ševaljević dhe inxhinieri i IT-së Žarko Mirković.
Qëllimi i vizitës ishte për të folur më detajisht lidhur me digjitalizimin e Bibliotekës, gjegjësisht nisjen sa më të shpejtë të punës në kuadër të programit COBISS, si dhe lidhur me gjendjen e Bibliotekës, e cila duhet sa më parë të rregullojë hapësirat e veta të brendshme për të nisur edhe punën me digjitalizimin e fondit të vet bibliotekar.