13. Shtator 2023.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit: Kërkesë për pezullim dhe shkarkim të drejtoreshës së IP SHF "Marshal Tito" në Ulqin

 

I nderuar z. Vojinoviq,

Ju drejtohem në emër të Kuvendit të Komunës se Ulqinit me një seriozitet të veçantë lidhur me ngjarjet e fundit që ndikojnë ndjeshëm në reputacionin dhe punën e njërës nga shkollat tona fillore.

Jemi të informuar se me datën 12.09.2023, në orën 23:00, drejtoresha e lnstitucionit Publik të Shkolles Fillore "MarshalTito" në Ulqin, znj. Medina Çoba, është arrestuar me dyshimin se ka kryer një akt penal të mashtrimit sipas nenit 244 të LVP-e,e cila e bën të paaftë për të kryer detyrën e saj si drejtoresh të një institucioni arsimor.

Pavarësisht se për momentin bëhet fjalë vetëm për një dyshim dhe ndalim, mendojmë se mbajtja e saj në postin e drejtoreshës së shkollës në këtë kohë nuk është e përshtatshme, për shkaqe morale, si dhe për ruajtjen e reputacionit si dhebesimit të prindërve, nxënësve dhe komunitetit ndaj institucionit që ajo drejton.

Duke pasur parasysh se dyshohet se vepra është kryer në territorin e Komunës së Ulqinit dhe duke marrë parasysh përgjegjësinë penale që udhëhiqet nga organet kompetente dhe detyrimet sipas nenit 180 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, kërkojme të niset  një procedure për pezullimin  dhe shkarkimin e funksionit të drejtoreshës së IP SHF "Marshal Tito". Mendojmë se e njëjta, si përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, ka shkelur kodin etik që të gjithë zyrtarët e zgjedhur duhet tërespektojne, veçanërisht personat që janë pergjegjës për arsimin dhe edukimin e të rinjve.

Prandaj, në emër të Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe të gjithë qytetarëve që përfaqësojmë, kërkojmë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të pezulluar përkohësisht znj. Medina Çoba dhe më pas të shkarkohet nga funksioni i drejtoreshës së IP SHF "Marshal Tito" në Ulqin, për të garantuar integritetin dhe besimin në sistemin arsimor.

Shpresojmë që kjo kërkesë të shqyrtohet me kujdes dhe urgjencë, dhe të ndërmarrën të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur besimin në sistemin tonë arsimor.

Ju falenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj dhe presim reagim të shpejtë si përgjigje përmasat e ndërmarra sipas përgjegjësisë së Ministrisë.

  Me respekt,

KRYETARI I KUVENDIT

Ardijan Mavriq