Për ndër të Ditës Botërore të Mbrotjes së Mjedisit, Komuna e Ulqinit, më 6 qershor 2023 (e martë), organizon akcion të madh të pastrimit, me sloganin “Sepse e duam Ulqinin”
Akcioni është pjesë e projektit „Building LBBUEC (Lower Bojana Basin and Ulcinj Ecosystem Comple) resilience dhe OJQ EnvPro. Akcionit të Komunës deri tani janë bashkëngjitur sh.p.k. „Veprimtaritë Komunale“, Ndërmarrja Publike „për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave Ulqin“, shkollat filloret „Boshko Strugar“, „Marshalli Tito“, „Marko Nuculloviq“ dhe „Bedri Elezaga“, shkolla e mesma „Vëllazërim Bashkim” shoqatat MogUL, Martin Scheinder Jacoby Associat., Reborn by Adventures dhe Shoqata e grave sipërmarrëse.
Sipas programit, akcioni do të zhvillohet më datën 6 qershor, në intervalin kohor 9:00-13:00, njekohësisht në 6 lokacione:
1. Lokacioni I: Kalaja - Rana - Pylli i Pishave
2. Lokacioni II: Rruga Mëhalla e Re - Valdanosi
3. Lokacioni III: Mali i Bardhë
4. Lokacioni IV:Qendra e Shtojit
5. Lokacioni V: Qendra e Katërkollës
6. Lokacioni i VI: Përroi i Millës
Qëllimi i aksionit të pastrimit është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes të hapësirës së përbashkët të jetesës. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit.
Me këtë komunikim ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë.
Informacionet rreth aksionin mund t'i merrni nga personi përgjegjës për koordinimin Zeqarije Sulejmani, në numrin e telefonit 069284104 ose në emailin zecarije.sulejmanovic@ul-gov.me.
Sepse e duam Ulqinin!