Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe drejtori ekzekutiv i Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor të Malit të Zi (Eko Fondi) Drashko Boljeviq kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunimi, me të cilin planifikohet bashkëpunimi në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllimin të përmirësimit të cilësinë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe efikasitetin e energjisë në Ulqin dhe Mal të Zi.
Qëllimi kryesor i nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunimit është organizimi i aksioneve të përbashkëta për pastrimin e kanalit të Port Milenës, të cilat Eko Fondi dhe Komuna e Ulqinit do t’i përfshijnë në programet e veta të punës për këtë vit. Komuna e Ulqinit deri në fund të javës do të dërgojë Fondit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të fillojë me kohë përgatitja e aksionit.
Kryetari Bajkraktari falënderoi drejtorin ekzekutiv të Eko Fondit Drashko Boljeviq dhe ekipin e tij për qasjen e tyre profesionale dhe motivimin e madh që bashkëpunimi i ardhshëm të japë rezultate të mira, ndërsa drejtori Boljeviq shprehu besimin se ky është vetëm hapi i parë drejt bashkëpunimit afatgjatë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë komunën e Ulqinit.
Veprimtaria e Eko Fondit është implementimi i projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme në fushën e ruajtjes, përdorimit të qëndrueshëm, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor, efiçiencës së energjisë dhe përdorimit të burimeve të rinovueshme dhe energjisë në shtet dhe nivel lokal. Qëllimi i Eko Fondit është të jetë një nga mekanizmat kyç për mbylljen e Kapitullit 27 të negociatatve - mbrojtja e mjedisit jetësor.