Takim miqësor dhe i përzemërt me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Mal të Zi ekselencën e tij z. Peter Felten.
Diskutuam për një sërë temash me fokus të veçantë për potencialin për investime. Investimet nga RF Gjermania në Mal të Zi janë vazhdimisht në rritje. Rrjeti i njohur gjerman i shitoreve Lidl së shpejti do të hapë njësinë e parë në Mal të Zi. Investimet gjermane janë të rëndësishme sepse ato sjellin jo vetëm vende të reja pune, por edhe një kulturë të fortë korporative në biznes.
Ambasadori Felten u interesua për fëmijët nga Gjermania që vijojnë mësimet në shkollat e Ulqinit dhe integrimin e tyre në komunitetin lokal. Gjatë takimit tonë, një nga temat më të rëndësishme ishte çështja e Kripores dhe menaxhimi i parkut të natyrës "Kriporja e Ulqinit", për të cilën Ambasada e Gjermanisë është veçanërisht e interesuar.
Ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Neve na takon të punojmë me zell për të krijuar parakushtet për lidhjen sa më të fortë të shteteve dhe qyteteve tona.