Policia Komunale dhe Inspekcioni Lokal Turistik filluan sot me kontrollin e objekteve të përkohshme në komunë të Ulqinit. Akcioni po realizohet për të siguruar që të gjithë shfrytëzuesit e objekteve të përkohshme ndjekin kushtet e përcaktuara urbanistike për sa i përket sipërfaqes dhe i kryejnë obligimet e tyre ndaj Komunës.
Komuna e Ulqinit i bënë apel të gjthë shfrytëzuesve të objekteve të përkoshme që të kryejnë obligimet e tyre ndaj Komunës brenda afatit të përcaktuar prej 5 ditësh, në mënyrë që të mos ballafaqohen me fshirjen e objekteve të tyre nga programi i objekteve të përkohshme.
Poashtu, është e rëndësishme që shfrytëzuesit e objekteve të përkohshme të cilët shfrytëzojnë më tëpër sipërfaqe nga ajo që është përcaktuar me kushte urbanistike, të lirojnë menjiherë hapësirën e uzurpuar, sepse përndryshe do të ballafaqohen me procedurën e dhunshme të menjanimit.