14. Shkurt 2023.
Ulqini në fokusin e investitorëve botëror
Me investitorin e njohur botëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentin dhe themeluesin e grupit Ajana Holding, Abdul Muhammad Matar Lahej Alfalasi dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Biseduam për mundësi të shumta investimi që Ulqini u ofron investitorëve të huaj. Mysafirët i njoftuam me projektet për të cilat Komuna kërkon investitorë, si resorti turistik në Mavrian, hoteli i ri Lido, Ada e Bunës, marina në Liman, aeroporti në Shtoj, kompleksi afarist dhe banesor Green Gate... Pas takimit së bashku me mysafirët nga Emiratet e Bashkuara Arabe vizituam lokacionet e përmendura.
 
Ajana Holding (Ayana Holding) është kompani e themeluar në vitin 2014, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në portofolin e saj, Holdingu ka mbi 20 kompani në fushën e turizmit, akomodimit dhe hotelierisë, pasurive të paluajtshme, investimeve dhe zhvillimit, arkitekturës dhe planifikimit, dizajnit të brendshëm dhe mobiljeve, marketingut, teknologjisë së informacionit, konsulencës menaxheriale dhe startup-eve.
 
Komuna e Ulqinit qëndron me kapacitet të plotë në dispozicion të të gjithë investitorëve potencialë, interesimi i të cilëve po rritet dita ditës!