Kemi biseduar për mundësitë e investimeve në komunën e Ulqinit, klimën e përgjithshme investuese si dhe përkrahjen në të cilën investitorët mund të llogarisin nga Komuna e Ulqinit dhe Qeveria e Malit të Zi.
Mysafirët i njoftova me projekte që aktualisht po realizohen në komunën e Ulqinit me theks të veçantë në ato nga fusha e turizmi si ndërtimi i hotelit të ri në lokacion e ish hotelit Galeb, hoteli i ri në kepin e Sukës, hotelet e reja në Plazhin e Madh dhe projekte të tjera të cilin do të përmirësojnë dukshëm imazhin e Ulqinit si destinacion turistik.
Komuna e Ulqinit ka një përkrahje shumë të fuqishme nga Qeveria e Malit të Zi, me të cilën së bashku në partneritet po zgjidhen problemet e shumta. E gjithë kjo tregon qart që periudhën e ardhshëm mund ta quajmë dekada e zhvillimit Ulqinit.
Së bashku me stafin tim kemi prezantuar mundësitë për investime në Ulqin, duke potencuar projektin e ndërtimit të resortit në Mavrian.
Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar është një organizatë e themeluar në vitin 2019 dhe vepron në hapësirën mbarëshqiptare. Forumit shtrinë aktivitetet e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, si dhe në Diasporë. Qëllimi i tij është heqja e barrierave tregtare si dhe investime në disa zona në hapësirën mbarëkombëtare.
24. Janar 2023.