16. Janar 2023.
Ministri Dukaj ne vizitë pune në Komunën e Ulqinit
Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi Marash Dukaj me bashkëpunëtorë sot ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Ulqinit.
 
Gjatë bisedës u prekën disa tema, si roli i vetëqeverisjes lokale, projektet aktuale të Komunës së Ulqinit, reforma në administratën publike dhe tema të tjera me rëndësi për funksionimin e pushtetit lokal.
 
Kryetari Bajrakatari e njoftoi ministrin për riorganizimin e fundit të sekretariateve dhe shërbimeve të Komunës së Ulqinit, i cili tashmë po tregon rezultate të dukshme, dhe theksoi se ky është riorganizimi i parë serioz pas disa dekadash, i cili ishte i nevojshëm për t'iu përgjigjur nevojave aktuale dhe moderne të shoqërisë. Kryetari Bajrakatari tha se Komuna e Ulqinit përpiqet për dixhitalizim më të madh të shërbimeve publike, forcimin e mëtejmë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionalizimin e administratës lokale dhe se në këtë drejtim pret ndihmë dhe përkrahje nga Ministria.
 
Ministri Dukaj i informoi të pranishmit me projektet aktuale të Ministrisë, zgjidhjet ligjore në lidhje me reformën e administratës dhe si do të ndikojnë ato në punën e pushtetit lokal. Ai inkurajoi Komunën e Ulqinit që në mënyrë më aktive të përcjell dhe të marrë pjesë në programet e Ministrisë dhe se në këtë drejtim nuk do të mungojë përkrahja e Ministrisë.