Ministria e Sportit dhe Rinisë ka nënshkruar kontraten me Komunën e Ulqinit për financimin e projekteve sportive në shumën 75 mijë euro.
Pas caktimit te lokacionit dhe sigurimit te prones për ndertimin e stadiumit të Ulqinit si dhe projektit ideor të cilin para disa diteve Kryetari i Komunes me bashkëpuntor e ka prezantuar në Federatën e Futbollit të Malit të Zi , Komuna e Ulqinit siguron mjetet per punimin e projektit kryesor me te gjithe dokumentacionin percjellës .
Projekti kryesor do i dërgohet Federatës së Futbollit me te cilët janë dakorduar për financim të përbashket të stadiumit të Ulqinit.
Pjesa tjeter e mjeteve do përdoren në përgaditje të projekteve për qendra të vogla sportive që do jenë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.