Këshilltarët e KK Ulqin kanë dhuruar mjete për blerjen e dyerve të reja hyrëse për Institucionin Arsimor Publik “Solidarnost” (Solidariteti) - Njësia arsimore “Shkoljkica” (Guaska).
Kjo ndihmë do të thotë shumë në aspektin e funksionimit pa pengesa të njësisë arsimore të lartpërmendur, me theks të veçantë në sigurinë e qytetarëve tanë më të rinj.
Vendimi për donacion është marrë në mbledhjen e parë të seancës së dytë të rregullt të mbajtur më 13.10.2022. Në mbledhjen e përmendur, znj. Nela Miloviq, nënkryetare e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, u propozoi këshilltarëve që të heqin dorë nga mëditjet, e gjithë kjo me qëllim që të sigurohen mjete për derën hyrëse për njësinë arsimore "Školjkica" (Guaska).
Propozimi u mbështet njëzëri nga të gjithë këshilltarët e pranishëm. Njëzet e pesë këshilltarë nënshkruan pajtueshmërinë që shuma prej 1,173,70€ të orientohet në llogarinë e IPP “Solidarnost” (Solidariteti), me të cilën gjë është arritur kushti për blerjen e derës hyrëse për klasat në kuadër të “Mbrojtja Kombëtare”.
Kryetari i KK të Ulqinit, z. Ardijan Mavriq, theksoi se ky është një shembull i mirë i mbështetjes për komunitetin lokal dhe se KK i Ulqinit do të mundohet të vazhdojë me aksione të ngjashme.
Këshilltarët që morën pjesë në këtë donacion janë: