22. Dhjetor 2022.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit : Lajmërim për media

Me datë 21.12.2022 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, është mbajtur mbledhja e Dytë e seancës së Dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Në rendin e ditës të seancës së sotme ishin këto pika: - Propozim Vendimi për përcaktimin e kompensimit mujor për qiranë e ambienteve për punën e klubeve të këshilltarëve, Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet në Vendimin për themelimin e Organizatës Turistike të Komunës së Ulqinit, Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për konstatimin e të drejtës së kalimit për vendsojen e dy linjave kabllore 10 Kv nga TS10/0,4 Kv 2 x 1000 Kva“Pinjesh 2“ deri ne TS 10/0,4 Kv 1 x 630 Kva „Pinjesh 4“ KK Ulqin, Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit  në Rapotin e punës të SHPK-së „Mozhura“ për vitin 2021 dhe Propozim Vendimi për aprovimin e Raportit të punës dhe miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2021të I.P.Qendra ditore për fëmijët dhe të rinjët me pengesa dhe vështirësi në zhvillim „Sirena“ Ulqin.

Në pjesën për Zgjedhje dhe emërime, para këshilltarëve u paraqitën pikat e rendit të ditës: Propozim Aktvendimi për formimin e komisionit për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit, Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për emërimin e këshilltarëve që marrin pjesë në kurorëzim, Propozim Vendimi për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për planifikim hapësinor, mbrojtje të mjedisit dhe veprimtari komunale banesore, Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për emërimin e anëtarit të Këshillit për statut dhe dispozita, Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për emërimin e anëtarit të Këshillit për zgjedhje dhe emërime, Propozim Vendimi për korigjimin e Vendimit për shkarkimin e antarëve të Këshillit të drejtorave të SHPK-së “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiverzitetit, zhvillimin dhe gjyetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin, Propozim Vendimi për korigjimin e Vendimit për emërimin e antarëve të Këshillit drejtues të SHPK-së “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiverzitetit, zhvillimin dhe gjyetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin.

Gjatë diskutimit, në të cilin morën pjesë shumica e këshilltarëve, ka patur, propozime dhe sugjerime të ndryshme. Në fund, të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës u miratuan.

 

Shërbimi i kuvendit

 

Ulqin, 21.12.2022.