28. Nëntor 2022.
Urimi për 28 nëntorin!
Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari uron Festën e Flamurit bashkëqytetarëve në Ulqin dhe diasporë, si dhe të gjithë bashkëkombasve shqiptar, duke e vlerësuar atë si datën më të rëndësishme në historinë e lavdishme të kombit shqiptar.
 
Për ndër të Festës së Flamurit, Unioni i Bashkive në Rajon organizoi program të pasur kulturo-artistik dhe sportiv ku morrën pjesë artist dhe sportist të shumtë nga Komuna e Ulqinit. Pjesë e programit kulturo-artistik ishin artistët Gjylie Pelinku, Ismet Aloshi, Eliza Markiq, Nexhat Kalziqi dhe Munib Abazi, kurse në garat sportive morri pjesë Klubi i Basketbollit Ulqini i cili doli fitues ndaj Klubit Basketbollistik të Tiranës.
 
Në kuadër të programit u mbajt edhe konferenca “Turizmi rajonal dhe të rinjtë e qyteteve tona”, ku aktivisht morrën pjesë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit dhe ekzekutivi në krye me nënkryetarin Beqir Sella.
Komuna e Ulqinit është njëra nga themelueset e Unioni të Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili u formua në vitin 2016. Komuna e Ulqinit jep kontribut aktiv në të gjitha aktivitet dhe organizimet e UBSHR.
Gëzuar 28 nëntorin!