Delegecioni i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, i pëfaqësuar nga këshilltarët dhe Sekretarja e Kuvendit me 25 Nëntor morën pjesë në mbrëmjen e organizuar në Tiranë - Pallati i Brigadave nga Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon, me rastin 110 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë dhe festës së Flamurit Kombëtar, ku u prezentua koncepti i platformës “Albanak”, si platformë e parë e përbashkët rajonale, jo thjesht virtuale por një institucion i cili do të lidhë, do t’i bëjë bashkë dhe do t’i afrojë të gjitha qytetet shqipfolëse në Ballkan.
Me 26 Nëntor, u organizua konferenca e cila ishte e konceptuar në 3 panele diskutimi, ku morën pjesë kryetarët e këshillave komunale, koordinatorë të këshillave rinorë, e po ashtu edhe përfaqsues të turizmit nga të gjithë komunat shqipfolëse në rajon.
Tema e konferencës ishte diskutimi dhe ndarja e eksperiencës lidhur me vizionet e komunave për zhvillimin e turizmit dhe angazhimin e të rinjve si promotorë të turizmit si dhe krijimit të një komisioni konsultativ të përbashkët për vlersimin e figurave kombëtare etj.
Sekretarja e Kuvendit znj. Valdete Osmani Husiq, Kryetari i komisonit për Statut dhe dispozita dr. Ilir Çapuni dhe këshilltari z. Besart Hoxha diskutuan lidhur me vizionet e Komunës së Ulqinit përzhvillimin e turizmit ndërkufitar, trashigimisë kulturore, angazhimit rinor si dhe turizmit social si nxitës të rritjes së ekonomisë lokale.
Gëzuar 28 Nëntorin.
Shërbimi i kuvendit