Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit z.Ardijan Mavriq, ju uron të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, në çdo cep të botës 110 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë, dhe festën e Flamurit Kombëtar.
Këtu e 579 vjet më parë Gjergj Kastrioti Skenderbeu ngriti Flamurin në Krujë dhe këtu e 110 vjet më parë Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë.
Kjo datë e shënuar, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Vlera të ruajtura ndër breza. Në këtë ditë feste i kujtojmë çdo herë sakrificat e panumërta të popullit tonë që na sollën lirinë, të cilën sot e gëzon pjesa më e madhe e kombit. Shpresat e shqiptarëve nuk u zhdukën kurrë, por u rritën me forcë dhe kurajo për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura Republikes së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Edhe një herë urime festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve, me dëshirën më të madhe që të jetojmë në harmoni me njëri tjetrin, krenarë me të kaluarën, duke ruajtur të tashmen dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë.
Urime 28 Nëntorin.
Kryetari Kuvendit
Ardijan Mavriq