22. Nëntor 2022.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari morri pjesë në ceremoninë e Asamblesë së Qytetit të Nju Jorku organizuar për nder të Ditës së Flamurit. Në cermoni ishin prezentë këshilltarët e Asambles nga Bronksi z.nj Marjorie Velazquez dhe Staten Island z. David Karr, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të shoqatave të diasporës ulqinake në SHBA.
Gjatë ceremonie, Asambleja e Qytetit të Nju Jorku ndau mirënjohjen për imamin e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens Edin Gjonin dhe mjekun e mirënjohur me prejardhje nga Ulqini Bari Ceka për kontributin e dhënë në komunitet.
Në delegacion me kryeterin Bajrakatari në SHBA janë dhe ministri Fatmir Gjeka, nënkryetari i Komunës Sabri Salaj si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave Astrit Hoxha.