14. Nëntor 2022.
14 Nëntor - Dita Botërore e Luftës Kundër Diabetit
Komuna e Ulqinit dhe Shoqata e Diabetikëve OJQ “Rrethi Blu” nga Ulqini shënuan 14 Nëntorin Ditën Botërore të Diabetit me një donacion të konsiderueshëm për të ndihmuar kategoritë më të rrezikuara të diabetikëve të tipit 1 dhe tipit 2.
 
Kryetari i Komunës Omer Bajraktari dhe drejtoresha ekzekutive e OJQ “Rrethi Blu”, Veneranda Gjonaj, dorëzuan 50 paqeta shirita matëse sheqeri, 10 aparate matëse sheqeri, 40 kuti vitamina Diabektir, 50 fletushka dhe 10 paqeta Lanceta.
 
Këto pajisje, shirita dhe vitamina janë jashtëzakonisht të rëndësishme në trajtimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe Komuna e Ulqinit do të jetë gjithmonë e gatshme për të mbështetur këto donacione dhe donacione të ngjashme.