11. Nëntor 2022.

Në bazë të nenit 6 të Vendimit për themelimin e trupave punuese të Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës”, nr. 1/21), Shërbimi i Luvendit, më 11.11.2022 ka publikuar:

THIRRJE PUBLIKE

Ftohen punëtorët e interesuar shkencorë, ekspertët dhe organizatat joqeveritare që në një afat sa më të shkurtër të propozojnë kandidatët nga fusha e tyre për këshillat e mëposhtëm:

  1. Këshilli për dhënien e propozimeve për emrat e vendbanimeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve 
  2. dy anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionistë, shkencorë dhe kulturor.
  3. Këshlli për mbrojtjen e mjedisit
  4. 1 anëtar nga radhët e punëtorëve profesionist dhe shkencor dhe 1 përfaqësues i OJQ-ve nga kjo fushë.
  5. Këshilli për artin bashkëkohor, mbrojtjen materiale dhe jomateriale
  6. 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha e artit dhe kulturës.
  7. Këshilli për bashkëpunimin e vetëqeverisjes lokale me OJQ
  8. 2 anëtarë nga radhët e OJQ-ve
  9. Këshilli për bashkëpunim me diasporën
  10. 2 anëtarë përfaqësues të diasporës.
  11. Këshilli për mirënjohjet publike të Komunës së Ulqinit
  12. 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha arsimit dhe artit.
  13. Këshilli për parashtresa dhe ankesa
  14. 2 anëtarë nga radhët e qytetarëve
  15. Këshilla për trafikun (komunikacionin) lokal
  16. 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionistë nga fush e trafikut (komunikacionit).

Ju lutemi që propozimet e kandidatëve t’i dorëzoni me CV, drejtpërdrejt në Byronë 

Qytetarëve të komunës me postë në adresën e Komunës së Ulqinit, bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu ose përmes postës elektronike të kuvendit parlament@ul-gov.me

Për shkak të urgjencës së konstituimit të këshillave të punës, ju lutemi që të propozoni kandidatë që plotësojnë kushtet e përcaktuara

 

U.D. SEKRETARJA

Valdete Osmani -Husiq