Më datë 19.10.2022, në kabinetin kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt një takim, ku të pranishëm ishin: Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, Sekretarja e Shërbimit të Kuvendit Valdete Osmani - Husiq, Sekretarja e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillimi Rural dhe Ekologji Zeqarije Sulejmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Banesore Leart Taipi, Nëpunësi i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Banesore Tahir Tahiri si dhe përfaqësues të ministrisë MEPHU - Drejtoresha Gjenerale e Drejtorisë për Mbrojtjen e Natyrës Tamara Brajović, si dhe anëtarët e grupit punues Goran Gugiq - ekspert dhe Millosh Sekulović.
Në takim u përcaktuan hapat e nevojshëm lidhur me monitorimin e realizimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e Kripores së Ulqinit, përkatësisht: ndryshimet në Vendimin për shpalljen e Parkut Natyror “Kriporja e Ulqinit”, Vendimi për themelimin e SHPK “Parku natyror - Kriporja e Ulqinit” si dhe statutin e shoqërisë.
Gjithashtu u konstatua që deri në fund të vitit të përgatiten dokumentet e propozuara për miratim në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, themelimi i një kompanie që do të menaxhonte zonën e mbrojtur të “Kripores së Ulqinit” dhe marrjen e rolit të menaxhim nga ana e Komunës së Ulqinit.