Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Malit të Zi, Biljana Shqepanoviq, drejtoresha e përgjithshme Marijeta Bajraktaroviq Lanzardi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, Armend Milla, qëndruan sot për vizitë pune në Komunën e Ulqinit.
Mysafirët nga Podgorica i pritën Ardijan Mavriq, kryetar i Kuvendit të Komunës, Beqir Sellaj, nënkryetar i Komunës, Arian Murati, sekretar i Sekretariatit për Buxhet dhe Financa dhe Zeqarije Sulejmanoviq, sekretare e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji.
Në takimin konstruktiv u diskutuan disa tema aktuale rreth bashkëpunimit të mundshëm mes Komunës dhe Ministrisë, me fokus të veçantë në specializimin e zgjuar (smart). Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se është e nevojshme të gjendet mënyra për të realizuar projektin e hartimit të studimit për qendrën e zhvillimit të ICT-së në Komunën e Ulqinit deri në fund të vitit, për të cilin janë planifikuar mjete në buxhetin e këtij viti në shumë rreth 75.000 euro. Është e nevojshme të përshpejtohen të gjitha procedurat në lidhje me formimin e komisioni të përbashkët për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit.
Komuna e Ulqinit planifikon të ndajë mjete për projekte inovative në buxhet për vitin e ardhshëm në përputhje me Strategjinë e Specializimit të Zgjuar. Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik mbështet Komunën në këtë synim dhe sugjeron që të planifikohen fonde për paraakcelerim ose mentorim për aplikantët e mundshëm. Gjithashtu u diskutua se Komuna mund të marrë mbështetje dhe ndihmë të konsiderueshme përmes Unionit të Komunave të Malit të Zi, i cili ka përfaqësues në të gjitha organet e kornizës për zbatimin e inovacionit dhe specializimit të zgjuar.