13. Tetor 2022.
Kumtesë për media e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Me datën 13.10.2022, me fillim në orën 11:00 është mbajtur mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, e ka thirrur mbledhjen me procedurë të shkurtër dhe urgjente në bazë të nenit 69 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe e ka arsyetuar se është thirrur për shkak të nevojës për miratimin e akteve të nevojshme për funksionimin e plotë të shërbimeve dhe institucioneve publike.

Në mbledhje është miratuar programi i punës së Kuvendit të Komunës për tremujorin e katërt të vitit 2022, i cili parasheh se deri në fund të vitit do të shqyrtohen 25 materiale, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: Riorganizimi institucional i IP Qendrës për Kulturë, Vendimi për themelimin e SHPK Parku  Natyror Kriporja e Ulqinit, Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2023, dhe Planini Zhvillimor Strategjik i Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2028.

Me këtë rast, Kryetari i la ftuar këshilltarët e opozitës që nuk po marrin pjesë, d.m.th. bojkotojnë seancat e Kuvendit, që në të ardhmen të marrin pjesë, ku me pjesëmarrjen, punën dhe veprimtarinë e vet të ofrojnë alternativa, për të avancuar politikat dhe vendimet që miratohen në parlamentin lokal.

Mbledhja përfundoi në orën 13:00.

 

Shërbimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Ulqin, më 13.10.2022