Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari priti Drejtoreshën e Drejtorisë për punë të inspekcionit
Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Drejtoresha e drejtorisë për punë të inspekcionit Ana Vujosheviq.Në takim u fol për aktivitetet që do të ndërmerren gjatë sezonit turistik siç janë mbikqyrja e shtuar e shëbimeve të inspekcioneve,identifikimi i problemeve etj U ra dakort që Komuna e Ulqinit dhe Drejtoria për çështje të inspeksionit të punojnë bashkarisht për pengimin e të gjitha formave të punëve ilegale si dhe të intensifikohen aktivitetet e shërbimeve të përbashkëta. U tha se Drejtoria për punë të inspeksionit dhe policia komunale do të jenë në komunikim të përhershëm dhe do të veprojnë bashkarisht në të gjitha veprimtaritë që janë në kompetencë të tyre. Ne takim u vlersua bashkëpunimi ndër vite I Drejtorisë për çshtje të inspeksiont dhe shërbimeve të Komunës së Ulqinit.