Omer Bajraktari e mori detyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit
Në Komunën e Ulqinit , sot u realizua ceremonia e pranim-dorëzimit të funksionit të kryetarit të Komunës së Ulqinit nga Aleksandar Daboviq drejtë kryetarit të ri Omer Bajraktari
Daboviq e priti Bajraktarin dhe dorështrënguar u përshëndetën. Kryetarit të ri i dëshiroj sukses në punën e tij duke nënvizuar se udhëheqja e një qyteti është sfidë e madhe dhe se kjo sfidë do të mund të punoj me sukses për qytetarët.
Kryetari i ri i Ulqinit Omer Bajraktari duke u falenderuar për pritjen tha se do të angazhohemi maksimalisht për rikthimin e shpresave për jetë të dinjitetshme në Ulqin - qytetin e historisë, kulturës, dijës dhe traditës .
Ai që sot filloi kontaktet me strukturat udhëheqëse nëpër Sekretariate me qëllim që të njihet mëpërsëafrmi me gjendjen aktuale në to dhe të propozojë masa të duhura aty ku duhet.