24. Nëntor 2021.

Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi

Telegram ngushëllimi

 

Tragjedia e ditës së martë në një autostradë të Bullgarisë, ku humbën jetën 46 qytetarë, na ka prekur të gjithëve, andaj ju shprehim solidaritetin vëllazëror dhe ndajmë dhimbjen me ju.

Në emër të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Ulqinit, familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë ju shprehim ngushëllimet më të thella, kurse të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.

 

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani