Në shoqërinë e kryetarit të Bashkësisë lokale Krythë z.Enver Rexha, kryetarin e Kuvendit dhe ekzekutivin e Komunës vizituam Bashkësinë më të madhe lokale në Ulqin.
Kjo BL dallohet për nga dashuria e banorëve dhe diasporës për vendin e tyre, në angazhimin dhe realizimin e punëve të mira të përfunduara me ndihmën edhe të Komunës së Ulqinit.
Biseduam për mundësitë e vazhdimit të realizimit të projekteve të tjera në shërbim të banorëve dhe një prej kërkesave dhe nevojave më të paraqitura ishte ndërtimi i objektit të ri të B.L Krythë, me të cilën kërkesë plotësisht pajtohem dhe Komuna e Ulqinit ka filluar dhe e ka përgatitur projektin ideor dhe realizimin e të cilës do ta iniciojmë së shpejti.
Gjatë vizitës u ndaluam dhe vizituam dhe pikën e vrojtimit në Millën e Lartë - Nikaj, shtëpin e fshatit në Millë, terrenin sportiv në Millën e Poshtëm si dhe fushën sportive Firusha e cila meriton një vëmendje të posaçme dhe e njëjta ti kthehet në dispozicion fëmijëve dhe banorëve të asaj zone.
Investimet e realizuara në këto zona meritojnë çdo lëvdatë dhe duhet të jenë shembull dhe për qendrat shume më të mëdha.