31. Korrik 2021.
Gjatë uikendit të kaluar një delegacion i Komunës së Ulqinit në përbërje: Haxhi Sulejmani, Kryetar i Kuvendit të Komunës Ulqin, Gzim Hajdinaga, Drejtor i Organizatës Turistike Ulqin dhe Rexhep Tagani, Kryetar i Bortit të drejtorëve, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, mori pjesë në promovimin e turizmit malor në Deçan. Po ashtu ky delegacion mori pjesë edhe në promovimin e turizmit në Lezhë, ku u takua edhe me Kryetarin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu. Në të dy takimet mikëpritja ishte vëllazërore dhe bisedat e sinqerta.