10. Mars 2021.
Më 9 mars 2021, Kuvendin e Komunës së Ulqinit e vizitoi Milena Bozhoviq, kryetarja e Kuvendit të Komunës së Tivarit.
Në këtë takim, kryetaren e re të Kuvendit të Tivarit e pritën kryetari Ilir Çapuni dhe sekretari Ardit Ceka. Nikoqirët mysafires i treguan për sistemin e punës të Kuvendit dhe Shërbimit të Kuvendit, për mekanizmat e transparencës, për mënyrën e tabulimit të videove dhe audiove të seancave në Youtube, Buletinit të Kuvendit etj.
Në veçanti, u lançua ideja që ajo të marrë për sipër të organizojë takime të rregullta të kryetarëve të kuvendeve të komunave bregdetare në Mal të Zi, për të shkëmbyer informata, praktika të mira dhe për të vepruar së bashku.