Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarja Hadixhe Gjoni me bashkëpuntorë pritën Rektoren e Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,,në Shkodër Prof. Dr.Suzana Golemi dhe bashkëpunëtorët e saj të shoqëruar nga drejtori i Shkollës Fillore ,,Marshall Tito,,Dr. Arben LLunji.
Gjatë këtij takimi të hapur dhe miqësor u diskutua për urat e bashkëpunimit ,shkëmbimit të përvojave dhe projekteve që mund të realizohen.
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq, duke i falenderuar strukturat e Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,, për çdo gjë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi , foli dhe për potencialet e bashkëpunimit në perspektivën e integrimeve evropiane jo vetëm në lëmin e arsimit por dhe midis dy qyteteve Ulqin ,Shkodër.