14. Janar 2021.
Sot, më datë 14.01.2021 nën bedemet e Kalasë së Ulqinit u zhvillua ceremonia w zbulimit të përmendores kushtuar viktimave të termetit të vitit 1979. Ky monument u ngrit sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit numër 02-92/20-14 të datës 29.06.2020, i propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni në bazë të iniciativës së qytetarëve Mentor Llunji e Sami Flamuri.
Të pranishëm në ceremoni ishin një numër i konsiderueshem personalitetësh nga të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe familjarët e disa viktimave.
Përmendorja është vepër e arkitektit Muhamed Muharremit dhe e punuar me gurë vendi nga Tula Company.
Zbulimin e kësaj përmendore e bëri SH.T. ambasadori i Kosovës në Podgoricë Ylber Hysa dhe Ambasadori i Kroacisë në Podgoricë Veselko Grubshiq.
Financues i këtij monumenti është Komuna e Ulqinit.
Kurorën me lule në emër të Kuvendit të Ulqinit e vendosen këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Nela Miloviq dhe Sabri Salaj.