Duke njohur vlerat natyrore të Komunës së Ulqinit, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, bazuar në mbrojtjen e mjedisit dhe të nxitur nga një dëshirë e përbashkët për të kontribuar në avansimin, mbrojtjen dhe promovimin e biodiversitetit në Komunën e Ulqinit, sot u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit , Organizatës Turistike dhe Asociacionit Dr Martin Schneider-Jacoby (MSJA).
Sipas kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi , kjo nisëm ka për qëllim menaxhimin më efikas , mbrojtjen e larmisë biologjike , përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në ekosisteme , zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit bazuar në mbrojtjen dhe vlersimin e vlerave të jashtëzakonshme si dhe edukimin e komunitetit mbi vlerat natyrore të qytetit tonë.
Me Memorandum palët obligohen që në vitin 2021/2022 të angazhohen për nominimin e Komunës së Ulqinit në TOP 100 destinacionet në rrjetin global “Green Destination / Destiancioni i Gjelbërt” dhe të mbështesin hartimin të Planit të qëndrueshëm për Komunën e Ulqinit. Po ashtu angazhimi presupozon nxitjen e iniciativave , përkrahjen dhe mbështetjen e projekteve me vision strategjik të zhvillimit të qëndrueshëm në Komunën e Ulqinit.