07. Dhjetor 2020.
Më 7 dhjetor 2020, Kuvendi i Komunës së Ulqinit filloi sesionin e tij vjeshtor me mbledhjen e parë të Seancës së dytë të Rregullt.
Mbledhjes së rregullt i parapriu mbledhja e jashtëzakonshme komemorative kushtuar këshilltarit tashmë të ndjerë Dritan Alaj, të cilit Kuvendi i dha lamtumirën e fundit.
Pastaj si zakonisht në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Poashtu u konstatua dorëheqja e këshilltarit Bojan Gjakonoviq.
Gjatë diskutimit për rendin e ditës patë debate të shumta të këshilltarëve drejtuar ekzekutivit për vonesat dhe shkeljet e afateve ligjore të sjelljes së propozim vendimeve për miratim në Kuvend.
Me kërkes të kryetarit të Komunës, mbledhja u ndërpre për të pasuar mbledhja e Kolegjiumit.
Klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve kërkoi që mbledhja e Kuvendit të shtyhet për një ditë tjetër.
Në Kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit u vendos që vazhdimi i mbledhjes të bëhet të mërkurën, më 9 dhjetor në ora 11.