Në takimin e udhëhequr nga Kryetari i komunës Loro Nrekiqi pasi u analizua situata epidemiologjike në qytet dhe rritja e numrit e të infektuarve me koronavirus u sollën disa përfundime dhe rekomandime.
1.Shtabi i tërheq vëmendjen qytetarëve që rreptësisht ti përmbahen masave ,distancës fizike dhe mbajtjes së domosdoshme të maskës në hapsirat e mbyllura dhe ata të hapura.
2.Në shërbimet përkatëse dhe institucionet ,krahas masave pertventive të aplikohen dhe masat ndëshkuese konformë normave ligjore.
3.SHPK,,Veprimtaritë komunale,, dhe Shërbimi për mbrojtje dhe shpëtim të vazhdojë me larjen dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapsirave publike.
4.Qytetarët me rastin e organizimit të dasmave dhe gazmendeve të tjera ti përmbahen rekomandimeve të parapara nga ana e TKN,lidhur me numrin e të ftuarve.
5. Personat tek të cilët paraqiten siptomat dhe shqetësimet urgjentisht të paraqiten tek mjeku i tyre i zgjedhur ose tek epidemiologu kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit.