Kryetari I Komunes së Ulqinit Loro Nrekiqi ai i Tivarit Dushan Raiçeviç dhe Drejtori I drejtorisë për komunikacion Savo Paraça nënshkruan marëveshtjen për rekonstruimin e rrugës regjionale të njohur si R-29 -Tivar -Kameniçki most-Krythë e Katërkollës.Në ceremoninë e nënshkrimit kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi tha se marëveshtja jo vetëm deshmon bashkepunimin e mirë ndërmjet dy komunave fqinje dhe Drejtorisë për komunikacion , por realizimi i ketij projekti ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre anëve dhe do ti ndihmojë zhvillimit më të shpejtë të tyre.RRuga është me gjatësi 14 kilometra nga to 10,5 kilometra jane në teritorin e komunes së Tivarit e pjesa tjetër në komunën e Ulqinit Projekti teknik eshte në fazën përfundimtare dhe Drejtoria për komunikacion këte do ta kandidojë për buxhetin kapital të vitin e ardhshëm , kur do te fillojnë dhe procedurat e tenderimit .Në ceremoninë e nënshkrimit të marëveshtjes ishin të pranishëm dhe përfaqesuesit e Bashkësive lokale.
Në ceremonin e nënshkrimit të marrëveshjes para Komunës së Ulqinit përveç kryetarit Nrekiq, prezent ishin edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës Vaso Radoviq dhe kryetari i bashkësis lokale Kryth Enver Rexhoviq.