Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan rrugën e porsaasfaltuar në Lagjen Gjerana 1, rruga 28 dhjetori . Me këtë rast ai tha se ky projekt është me rëndësi të veçantë për vendasit dhe qytetarët e komunës, veçmas gjatë stinës së verës kur komunikacioni është i rënduar dhe se ky aks do të ndihmojë për lidhje më të shpejtë me Plazhin e madh. Kryetari po ashtu nënvizoi që Komuna e Ulqinit angazhohet për modernizimin dhe ndërtimin e rrugëvë në tërë territorin e komunës. Projekti i por sa inauguruar është pjesë e investimeve kapitale për këtë vit dhe se rekonstruimi i rrugës rreth 2300 metra katrorë dhe gjatësi 580 metra ka kushtuar 34 mijë euro. Mjetet për këtë investim janë siguruar nga buxheti i komunës 29 mijë dhe 5 mijë euro janë grumbulluar nga banorët vendas. Vendasit shprehën mirënjohje dhe falenderime për realizimin e këtij projekti te kahmotshëm.
04. Gusht 2020.