04. Korrik 2020.
E nderuara Ambasadore Dzhudi Rajzing Rajnke dhe i nderuari staf diplomatik i Ambasadës amerikane në Mal të Zi.
Kam kënaqësinë e veçantë, që në emër të komunës së Ulqinit, qytetarëve të tij dhe në emrin tim personal t’Ju urojmë 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke inkurajuar bashkëpunimin e mëtejshëm e shumë të frytshëm në mes të SHBA-së dhe Malit të Zi , interesimin e vazhdueshëm që tregoni për Ulqinin dhe diasporen tonë në SHBA, urojmë që këto ditë festive t’i kaloni në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Me rrespekt !
Kryetari i Komunes se Ulqinit
Loro Nrekiq