25. Qershor 2020.
Në ambientet e Qendrës për kulturë u organizua ceremonia e dorëzimit të diplomave gjeneratës së dytë të studentëve të Fakultetit për Studime Afariste Mesdhetare. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq duke përshëndetur të porsadiplomuarit tha se ju, sot jeni krenarë për vehten , familjen tuaj dhe për ata që vite investuan te ju.Duke e cilësuar ketë një ditë të shënuar për Ulqinin dhe Malin e Zi ,kryetari nënvizoi se me përfundimin e studimeve përfundon një kapitull shumë i rëndësishëm dhe se nga sot fillon një jetë e re profesionale e cila do të jetë plot ambicie , përpjekje , endrra.Të porsadiplomuarit i uruan Rektori i ,,Universitetit Adriatik ,, Prof.dr Stevo Nikiq dhe Drejtori i Agjencisë për Arsim Srgja Popoviq.