24. Maj 2020.
E përcollëm Ramazanin dhe tani festojmë Bajramin. Bajrami është dita e të vjelave shpirtërore, e begative dhe e fillimit të ri.
Mu në këto ditë, Ulqini u bë CoViD19 free! Le të jetë ky një fillim i ri, i bekuar, i bereqetshëm dhe i mbarë!
Urimet më të veçanta shkojnë për bashkëqytetarët tanë në diasporë me dëshirën e sinqertë që të takohemi së shpejti në Ulqin shëndosh e mirë!