23. Maj 2020.
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi ka uruar besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit. ,,Urime festën me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe harmoni në familejt tuaja .Ditët e mira si kjo, vijnë pas një përkushtimi dhe sakrificash. Fitër Bajrami sjell fuqi të madhe shpirtërore , përforcon besimin e njerëzve në të mirën , drejtësinë dhe nxisin dëshirën për respektim të ndërsjelltë, mirëkuptim e solidaritet. Këto janë vlerat të cilat çojnë drejt një jete më të qetë dhe më të lumtur,, Qofshi çdo herë të lumtur dhe festofshim çdo herë së bashku.,,