Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq , ka uruar qytetarët e Ulqinit me rastin e 21 majit-Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.Në këtë ditë të shënuar, në këtë përvjetor , ju përcjell urimet më të përzëmërta. Dita e Pavarësisë, është njëra nga ditët më të rëndësishme në historinë moderne të Malit të Zi. Vendi është anëtar i NATOS dhe me hapa të sigurtë ecën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.Mali i Zi si shtet i harmonise multietnike, jep një kontribut të çmuar në forcimin e paqës , sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjërë.Sigurisht që na presin dhe shumë punë të tjera të cilat kërkojnë përpjekje të përbashkëta të të gjithë akterëve shoqëroro politik. Uroj që përpara sfidave të tjera të mbizotërojë uniteti i përgjithshëm. Urime dhe Gëzuar!
20. Maj 2020.