30. Prill 2020.
Komuna e Ulqinit i shpreh mirënjohje dhe falenderon këngëtarin e njohur kosovar dhe ish deputetin në Kuvendin e Kosovës Labinot Tahiri për donacionin me vlerë prej pesë mijë euro që pagoi në llogarinë rrjedhëse të Komunës së Ulqinit, mjete këto të destinuara për ballafaqim me koronavirusin Covid 19. Ulqini dhe gjatë këtyre ditëve , po bën të gjitha përgatitjet dhe llogarit që edhe këtë verë qyteti ynë do presë mysafirët tanë tradicional nga Kosova dhe artistët që çdo herë kanë qenë të mirëseardhur. Faleminderit Labinot!